Kulturë

Tre librat filozofikë që të bëjnë ta shohësh botën ndryshe


 Kjo listë përbëhet nga librat filozofikë që të gjithë duhet të lexojmë më së paku një herë në jetën tonë, për të marrë perspektivën e autorëve më të mirënjohur dhe seriozë që i kanë dhënë formë shoqërisë njerëzore në epoka të ndryshme.

Republika e Platonit

Libri përbën gurin themeltar të filozofisë perëndimore, ku trajtohen mençurisht konceptet e lirisë, drejtësisë, demokracisë, shtetit etj. Leximi është i lehtë për të gjithë audiencën dhe përmbajtja e librit është objekt debati deri sot. Ai është i shkruar në formë dialogu.

 

Përtej së mirës dhe të keqes

Niçe promovon idenë se shpirtrat e mëdhenj dhe të pavarur duhet të krijojnë idealet e tyre dhe moralitetin që u përshtatet dhe demonstron “madhështinë” e tyre. Ai ndan botën mes atyre që kanë mentalitetin e masës dhe ata që kanë mentalitetin e “mbinjeriut”. Perspektiva e Niçes është e orientuar drejt së veçantës.

Bota si Vullnet dhe Ide – Artur Shopenhauer

Shopenhauer denoncon një botë meskine dhe të padrejtë dhe zbulon të vetmen formulë që sipas tij garanton tejkalimin e këtij meskiniteti. Një lexim intrigues dhe informues për ata që bien dakord me vizionin e tij, por dhe për të tjerët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore