Kulturë

Tre filmat më të sugjeruar për 2021


Sipas Kritikëve të filmit, në rubrikën e kulturës nga BBC-ja, Nicholas Barber dhe Caryn James, këto janë tre filmat më emocionues për 2021-in:

 

“French exit”

Kur kjo komedi e zezë u shfaq si pjesë e Festivalit të Filmit në New York, menjëherë filluan brohoritjet  për aktoren Michelle Pfeiffer. Ajo luan si një e ve e pasur, magjepsëse dhe emotive e cila humbet pasurinë e saj dhe apartamentin në New York dhe i shpenzon  paratë e ngelura për të lëvizur përfundimisht në Paris.

Djali i saj, rol që luhet nga aktori Lucas Hedges, është në rolin e dikujt pa qëllime në jetë, që ndjek mamanë e tij në cdo gjurmë.

Toni emocional ndryshon gjatë filmit. Ndonjëherë i çuditshëm, prekës dhe fals, ndonjëherë me një humor të veçantë. Të gjitha pamjet të mrekullueshme, jo-turistike të Parisit janë një risi të regjizorit, Azazel Jacobs në këtë film.

“The United States vs Billie Holiday”

Në maj 1947, një nga këngëtarët më të rëndësishëm të rrymës së jazz-it në Amerikë, u arrestua për mbajtje të lëndëve narkotike. Gjygji pasues u bë i njohur për publikun si “Shtetet e Bashkuara kundër Billie Holiday”. Një dramë e re e drejtuar nga Lee Daniels, e cila do ju mbajë të mbërthyer pas ekranit të televizorit.

 “The Many Saints of Newark”

Ky film është një histori origjine. 14 vite pas mbarimit të serialit “The Sopranos”, krijuesi i saj, David Chase, i hap rrugë një prej serialeve më të mirë televizivë të bërë ndonjëherë.

Askush nuk mund ta zëvendësonte James Gandolfini-n, i cili vdiq në vitin 2013.  Ai e bëri personazhin e Tonit, një burrë të moshës së mesme, familjar dhe shef mafie, një personazh klasik.

Por Chase dhe regjisori Alan Taylor, zgjodhi Michael Gandolfini-n, djalin e tij i cili i ngjan shumë, për të luajtur personazhin e Toni-t si i ri. Ngjarja e vendosur në vitet 1960 dhe 70’. Në të paraqiten trazirat racore, ku ka antagonizëm midis të zinjve dhe italiano-amerikanëve dhe të jep një ide se nga lindi e gjithë krimi i Sopranos./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore