Boterori 2022

Trazira në Bruksel pas fitore së Marokut kundër Belgjikës (VIDEO)


Kombëtarja e Marokut shënoi fitore të madhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 2:0.

Pas suksesit të tyre, kanë marokenët kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Belgjikës për të festuar.

Megjithatë, në festë nuk munguan as trazirat, ku marokenët shihen duke thyer edhe vetura në rrugët e Brukselit nga festa e tyre e ekzagjeruar.

Ndërkaq, me këtë fitore, Maroku tani ka rrëmbyer vendin e parë në Grupin F me katër pikë, duke lënë në vendin e dytë Belgjikën me një pikë më pak.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Kroacia e Kanada, të cilët janë duke u ballafaquar mes veti me fillim nga ora 17:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore