Futboll

Traumë në gjurin e majtë të Arturo Vidal-it


Trauma e butë në gjurin e majtë të interistit Arturo Vidal doli në pah këtë mëngjes gjatë provave rutinë. Mesfushori i Inter-it u detyrua të linte fushën në pjesën e parë, i zëvendësuar nga Gagliardini, në ndeshjen e fituar nga zikaltërit 2-0 të Premten në mbrëmje në Firenze. Vidal do humbte gjithësesi ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Juventus-it, të planifikuar për të martën në mbrëmje, për shkak të skualifikimit.

Por ai do të përdorë ditët e ardhshme për të bërë një stërvitje më të lehtë e për t’u rikuperuar për ndeshjen kundër Lazio-s.

Mbërritur tek Inter në shtator të vitit 2020 nga Barcelona, ​​Vidal ka bërë deri tani 26 paraqitje në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Italisë, nga të cilat 20 si titullar, me dy gola dhe dy assist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore