Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 31 vjeçari


Policia e shtetit ka njoftuar se është finalizuar operacioni i koduar “Tranzit 26”, ku si rezultat është vënë në pranga 31 vjeçari që u kap në flagrancë duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale E. U., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Casa Italia, duke transportuar me një automjet emigrantët, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të Shkodrës.

Qëllimi final ishte kalimi i tyre në Mal të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 6 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore