Lajme

Transporti ajror rënie me 89% në shkurt, nuk ka shenja rikuperimi


Industria ajrore botërore ka pësuar një rënie prej 89% vetëm gjatë muajit shkurt 2021. Kjo, krahasuar me shkurtin e vitit 2020, kur pandemia ende nuk kishte filluar të merrte rrjedhën e gjerë.

Nga industria ajrore globale IATA, nuk shihet asnjë shenjë rikuperimi.

“Trafiku ajror i pasagjerëve ra me rreth 89% dhe nuk po tregon asnjë shenjë përmirësimi”, tha drejtori i përgjithshëm i IATA-s, WIllie Walsh.

Gjatë gjithë pandemisë, industria ajrore ka pësuar rënie drastike të fluturimeve. Me nisjen e vaksinimit, u mendua se fluturimet mund t’i riktheheshin normalitetit.

Gjithsesi, një ngritje e industrisë në tërësi, duket e largët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore