Rajoni

Transparency International: Politika e korruptuar e Ballkanit dhe Turqisë


Raporti i 2020-ës, i organizatës ndërkombëtare të korrupsionit, Transparency International (TI), ka paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, si shtete të kapura nga drejtuesit politikë dhe me nivel të lartë të korrupsionit.

Sipas ekzaminimit, kapja e shtetit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në Turqi, ka ndikim të panevojshëm në ligj-bërjen dhe në gjyqësorin. Kapja e shtetit është dominimi i politikë-bërjes nga pushteti privat, shpesh i korporatave, sipas shpjegimit të Oxford University.

“Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi po pasuron politikanët dhe rrjetin e tyre me koston e rëndë të qytetarëve të zakonshëm”, shkruhet në raport.

TI gjithashtu shpjegon dhe pasojat e korrupsionit të larte dhe mosndëshkimi i tij.

“Po shkatërron gjithashtu besimin e publikut në institucionet qeveritare, pasi ato gjithnjë e më shumë po përdoren për t’i shërbyer interesave private”.

Ky raport ekzaminon dy faktorë kryesorë që mundësojnë kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra personalisht.

Gjithashtu jepet dhe një pasqyrë se si gjyqësori, “në mënyrë joefektive”, trajton korrupsionin e madh dhe korrupsionin tjetër nga zyrtarë të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu tregon se si ky problem dhe ndikimi i panevojshëm në ligj-bërjen në shërbim të interesave private ndihmojnë për të arritur dhe ruajtur kapjen e shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore