Shqipëria

Transfomimi i shkollës “Sami Frashëri” dyfishi kapacitetit ekzistues


Kryeministri i Shqiprërisë, Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizituan rrugën e Barrikadave, aty ku po transformohet gjimnazi “Sami Frashëri”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shkolla do të jetë e hapur me dy hyrje dhe dy herë më e madhe për nga kapaciteti. “Dikur 24 klasa, e reja do te ketë 54 klasa”, u shpreh ai.

Veliaj vijoi duke thënë se janë 1 mijë e 400 nxënës të regjistruar.

Ministrja Manastirliu u shpreh se tani  momentalisht po bëhen dy turne tek shkolla Andon Zako Cajupi.

“Jemi vonuar pak prej shiut, kërkesa e komunitetit është e rëndësishmne për të gjithë ne. Kjo pasi Samiu frekuentohet nga shumë zona të Tiranës”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama vlerësoi ndërhyrjen që transformon shkollën Sami Frashëri, duke vlerësuar se ndërhyrja e kësaj natyre rrit vlerën e pasurisë së banorëve dhe njësive tregtare.

“Puna flet vetë, qentë lehin, shkolla vazhdon para”, u shpreh ai .

Shkolla po sjell në kryeqytet një tjetër vepër të denjë për skenën e arkitekturës bashkëkohore, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për nxënësit e mësuesit, po edhe vlerën e pronës në krejt zonën përreth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore