Aplikacione

Traileri i parë i Super Mario Bros është këtu: Më në fund mund ta dëgjoni Chris Pratt


Që kur interneti mësoi se Chris Pratt do të bëj zërin e Marios në filmin Super Mario Bros të Nintendo dhe Illumination, ka pasur një pyetje që qëndron mbi kokat e të gjithëve: si do të tingëllojë ai?

Dhe më në fund kemi përgjigjen tonë. Rezulton se shumica e njerëzve mendojnë se zëri Mario i Chris Pratt… Tingëllon tamam si Chris Pratt.

Në trailerin e filmit, Mario thotë vetëm dy rreshta të plotë: “Çfarë është ky vend?” dhe “Mbretëria e kërpudhave ja ku kemi ardhur!” Megjithatë, fansat vunë re menjëherë se duket se Pratt po përdor vetëm zërin e tij normal të të folurit.

Ndonëse ky mund të jetë një rezultat i parashikueshëm, vetë Pratt nuk i ndihmoi gjërat duke nxitur performancën vokale, duke thënë “ndryshe nga çdo gjë që keni dëgjuar më parë në botën e Marios”.

Ai teknikisht nuk e ka gabim, pasi Chris Pratt nuk është shfaqur kurrë në botën e Marios para këtij filmi, por kjo nuk e pengoi internetin që ndajnë mendimet e tyre ne platformën sociale Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore