Lajme

Tragjike në Huston, foshnja vdes pas të shtënave nga vëllai trevjeçar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huston. Sipas policisë, një foshnje është qëlluar për vdekje të premten e 9 prillit nga vëllai i tij trevjeçar, i cili kishte marrë një armë brenda apartamentit ku jetonin.

“Foshnja u qëllua në bark mëngjesin e së premtes”, raportoi ndihmës-shefi i Policisë së Hjustonit, Wendy Baimbridge.

Disa të rritur, të cilët ndodheshin në apartament, e dërguan djalin tetëmuajsh në spital, ku fatkeqësisht ai vdiq.

“Unë thjesht dua ta shfrytëzoj këtë moment dhe t’u lutem prindërve dhe kujdestarëve që të mos lejojnë që armët tuaja të zjarrit të jenë të arritshme për këdo në shtëpi”, theksoi Baimbridge.

“Kyçini ato. Ka gjëra që mund të bëni për ta mbani atë armë të sigurt. Ju lutemi, lutuni për këtë familje. Kjo është një ngjarje tragjike”.

Fillimisht hetuesit e patën të vështirë të gjenin armën e përdorur për të shtënat, të cilën e zbuluan brenda automjetit, që anëtarët e familjes kishin përdorur për të çuar foshnjën në spital.

Hetuesit dhe prokurorët janë duke përcaktuar nëse do të ngrihet ndonjë akuzë mbi këtë ngjarje apo jo, përmbylli Baimbridge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore