Lajme

Tragjedia në paradën e Wisconsin-it, ndaj shoferit ngrihet akuza për vrasje


Zyrtarët e Wisconsin-it do të ngrenë padi me akuzën “vrasje e qëllimshme” ndaj një shoferi, i cili hyri në një paradë të Krishtlindjeve, të dielën e 21 nëntorit, për pesë akuza që kanë të bëjnë me vrasje të qëllimshme.

Kjo kërkesë vjen, ndërsa qindra njerëz u mblodhën për një vigjilje në Waukesha, në kujtim të atyre që humbën jetën.

Darrell Edward Brooks Jr, 39 vjeç, vrau pesë persona, të moshës 52-81 vjeç dhe plagosi 48 të tjerë, përfshirë fëmijë të vegjël, në Waukesha.

Policia e Waukesha-s tha se incidenti nuk ishte një akt terrorist.

Ata përfshijnë anëtarë të Milwaukee Dancing Grannies, të cilët janë pjesëmarrës të rregullt në paradat e qytetit.

“Grupi ynë po performonte para turmave në një paradë, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e të gjitha moshave”, shkroi grupi në një deklaratë në Facebook.

Të hënën në mbrëmje, qindra njerëz u mblodhën për një vigjilje në Cutler Park të Waukesha-s për të kujtuar viktimat.

Dhjetëra persona ndodhen ende në spital. Policia tha se të plagosurit u dërguan në gjashtë spitalet e zonës.

Ofruesit e kujdesit e përshkruan incidentin si një nga ngjarjet më të mëdha të viktimave masive të shtetit që përfshinin fëmijë.

Mjekët thanë se disa fëmijë pësuan lëndime të rënda në kokë dhe kocka të thyera.

Të lënduarit janë të moshës nga tre deri në 16 vjeç.

Çfarë dihet për të dyshuarin Darrell Brooks?

Sipas Policisë, Darrell Edward Brooks Jr, është i dyshuari si autor i ngjarjes.

Darrel E. Brooks

Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm, tri ditë më parë u lirua nga burgu.

Brooks është akuzuar më herët për rezistencë ndaj forcave policore, shkatërrim të pronës, armëmbajtje pa leje, dhunës në familje, përdorim dhe shitjeve të narkotikëve, si dhe shpeshherë mbi të kanë rënduar akuza për ngacmim seksual.

Waukesha është një periferi perëndimore e Milwaukee-s dhe rreth 90 kilometra në veri të Kenosha-s, ku Kyle Rittenhouse u lirua të premten nga akuzat që erdhën nga vrasja e tre burrave gjatë trazirave në atë qytet në gusht të 2020-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore