
Chace Harrison, 11 vjeç, bëhet viktima e gjashtë e aksidentit me kështjellën me ajër në Australi.
Harrison ndërroi jetë në një spital të Hobart-it të dielën e 19 dhjetorit, tri ditë pas aksidentit.
Ai ishte mes nëntë nxënësve që ranë nga 10 metra lartësi, pasi kështjella ku po luanin u ngrit nga era.

Incidenti tragjik u regjistrua në një panair shkolle në Devonport, Tazmani.
Dy fëmijë mbeten ende në gjendje kritike në spital.
Pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari Addison Stewart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt.
Tragjedia ka shkatërruar Devonport – një qytet me më pak se 30 mijë banorë.
Në internet janë mbledhur rreth 1.3 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për familjet e prekura.
Ndërtimi i ngjarjes
Të enjten e 16 dhjetorit, katër fëmijë ndërruan jetë dhe katër janë në gjendje të rëndë, pasi ranë nga 10 metra.
Kështjella e tyre kërcuese (që fryhen me ajër) u zhvendos në ajër nga era.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në veriperëndim të Tazmanisë.
Autoritetet vendase konfirmuan se dy vajza dhe dy djem, vdiqën në shkollën fillore Hillcrest në Devonport.
Komisioneri i policisë, Darren Hine, tha se oficerët u thirrën në shkollë pasi një erë e fortë shkaktoi ngritjen në ajër të kështjellës.
“Në një ditë kur këta fëmijë duhej të festonin ditën e fundit të shkollës fillore, përkundrazi ne të gjithë po vajtojmë humbjen e tyre”, tha Hine.
Policia do të përgatisë një raport për mjekun në lidhje me WorkSafe Tasmania.
Kryeministri Peter Gutwein tha se tragjedia ishte “shkatërruese dhe zemërthyese”.
“Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura në rrethana të tilla tragjike”, u shpreh Gutwein.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog