Shqipëria

Tragjedi shqiptare në New York


Vendi i ngjarjes

Burrë e grua kanë vdekur në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë dy fëmijë të vegjël prapa, shkruajnë mediat amerikane.

Bëhet fjalë për çiftin shqiptar. Aktorin Florind Belliu, 35 vjeçar dhe gruan e tij 28 vjeçare.

Trupat e tyre janë gjetur të shtunën në orën 09:15, në një oborr në Cruger Aveny, ka njoftuar policia.

Policia është duke e hetur rastin dhe dy pista dyshimi fillestare janë “vetëvrasje e dyfishtë dhe vrasje, pastaj vetëvrasje”.

“Duket se kanë kërcyer nga kati i gjashtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në New York, raporton New York Post.

Burri “duket të ketë pasur probleme mentale, çka ka çuar te incidenti”, kanë deklaruar nga policia për “The Post”.

Ai ishte dukur shumë i nervozuar një ditë më parë, kanë thënë komshinjtë. Ditën e tragjedisë ishte edhe ditëlindja e tij.

“Dëgjova një si rrëmujë dhe më pas kur shikova jashtë pash dy trupa”, deklaroi një banor i ndërtesës i shokuar.

“Mbeta i shtangur, shihej se kishin mbetur të vdekur, ishin mbuluar në gjak”.

Dritarja e hapur eshte vendi nga ku rane/u hodhen qifti

Sa për viktimat, ai ka pohuar se “ishin një çift i qetë”.

“Është e tmerrshme. Po mendoj se çfarë do bëjnë fëmijët e tyre”.

Frank Massumeci, një punëtor ndërtimi, ka thënë se një nga kolegët e tij, ishte duke pirë kafen e pauzës kur ka dëgjuar “një bum, si të binte një copë e madhe çeliku. Pastaj dëgjoi bërtitma fëmijësh. ‘Nënë, nënë’. Shikoj më tej dhe pa dy trupa”.

Çifti bashkë me dy djemtë e vegjël kishin marrë këtë banesë jo më larg se tre muaj më parë.

Mbikëqyrësja e ndërtesës, Shadie Perkaj, ka thënë se fillimisht ka dëgjuar krismën dhe më pas britmat.

“Çifti ishte shqiptar, si ne”, ka treguar Prekaj.

“Gjithmonë i kam parë bashkë duke blerë gjera, nuk dukej se nuk kishin ndonjë problem”.

Tani që e mendoj, thotë Prekaj, burri gjithmonë dukej si i zemëruar, por gruaja ishte e qetë.

“Sot ishte ditëlindja e tij, nëna e tij më tregoi. Sapo kishte folur me nënën e tij”.

Një punëtor i ndërtesës, Harold Johnson kishte thënë se e ka takuar burrin më herët dhe ai i kishte kërkuar të largohen mbrojtëset e dritareve.

Florent Belliu

“E pash në sy se i kishte shumë të zgjeruar, si i zemëruar, e pyeta se a është gjithçka në rregull, por nuk m’u përgjigj”, tregoi ai.

“Ai donte t’i largonte mbrojtëset e dritareve, por i thash që nuk mundem, pasi ke fëmijë”.

Dikush tha se fillimisht kanë bërë  fjalë

Hetuesit po dyshojnë së vdekja  tyre nuk ishte akord i ndonjë pakti të përbashkët për vetëvrasje, shkruan “New York Daily News”.

“Dikush tha se i ka dëgjuar duke bërtitur”, deklaroi për mediumin Steve Iurilli, 63 vjeçar. “Unë pash edhe një çantë, ndoshta gruaja po tentonte të largohej”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore