Shqipëria

Trafikimi i sirianëve, burg për skafistin


Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Emiljano Likën, skafistin e arrestuar për trafikimin e 55-së klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt Italisë.

Skafi që drejtonte Likaj, u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar mbytjen e sirianëve.

Prokuroria, e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj, kërkoi ndaj të akuzuarit “arrest me burg”. Sipas prokurorisë në këmbën e Likajt u konstatuan shenja djegie, njëlloj si ato në trupin e klandestinëve.

Gjyqtarja Herila Çela, vendosi të ligjshëm ndalimin e këtij shtetasi. Ajo caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e “ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Kujtojmë se Likaj është arrestuar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore