Sport

Tovërlani pas shortit: Nuk i frikësohemi askujt


Kombëtarja U21 e Kosovës mësoi sot (e enjte, 2 shkurt) kundërshtarët e grupit në kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2025, që do të mbahet në Sllovaki.

Këtë short e komentoi edhe përzgjedhësi, Afrim Tovërlani, i cili tha se ai me ekipin e tij nuk do t’i frikësohen asnjë përballjes.

“Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë për t’u mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne do të bëjmë më të mirën”, theksoi Tovërlani.

Ai shpreson që ekipin e tij ta ketë të plotë në këto ndeshje, derisa kanë një grup të mirë të futbollistëve.

“Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë”, tha Tovërlani.

“Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë. Pra, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt”, shtoi trajneri kosovar.

“E kemi një grup të mirë të futbollistëve. Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam mëse i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar pas shortit përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani.

Kujtojmë që ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova do ta luajë më 20 qershor ndaj Estonisë në shtëpi.

Ndeshja e dytë do të jetë kundër Polonisë në udhëtim më 8 shtator, ndërsa tre ditë më vonë, Kosova e pret Gjermaninë në “Fadil Vokrri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore