Sport

Tottenham në ndjekje të zëvendësuesit të Hugo Lloris


Portieri legjendar i skuadrës së Tottenham, Hugo Lloris ka mbushur 35-vjeç. Ndaj dhe Spurs janë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë për të.

Francezi është pjesë e Tottenham që nga viti 2012, kohë kur mbërriti nga Lyon për rreth 13 milionë euro.

Dhe që nga ajo kohë, kapiteni i Spurs dhe njëkohësisht edhe i Kombëtares së Francës numëron 418 paraqitje me anglezët, nga ku në 142 raste e ka mbajtur portën të paprekur.

Sipas gazetës britanike “Mirror”, Tottenham është i interesuar të marrë shërbimet e Illan Meslier në këtë merkato me synimin për të vazhduar rinovimin e pozicioneve specifike për sezonin e ardhshëm.

Meslier që është gjithashtu francez, aktivizohet me skuadrën e Leeds në Premier League. 22-vjeçari shikohet si një nga portierët me më shumë perspektivë në Evropë.

Antonio Conte e pëlqen talentin e Leeds për shkak dhe të aftësive të tij të lojës me këmbë. Ai ka kontratë me klubin aktual deri në verën e 2026. “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e Meslier në shifrën e 20 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore