Sport

Tottenham-i, skuadra e radhës që interesohet për Emerson-in e Betis-it


Tottenham-i i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Real Betis-it, Emerson Royal-in. Pas tij janë edhe PSG-ja, Inter-i dhe Milan-i.

22-vjeçari u zhvendos në Spanjë në 2019, falë një marrëveshje të përbashkët mes Betis-it dhe Barcelona-s.

Barcelona zotëron 50% të kartonit të brazilianit, por ka mundësinë për të blerë edhe 30% të kartonit. Sipas raportimeve nga Spanja, Barça po kërkon ta lirojë mbrojtësin për të mbledhur para për merkaton e verës dhe i ka vendosur çmimin 21 milionë euro.

Betis-i dëshiron ta mbajë në ekip mbrojtësin, por situata e vështirë ekonomike ja ka vështirësuar jo pak punën. Ndaj dera është e hapur për Tottenham-in, PSG-në, Inter-in dhe Milan-in.

Emerson-i luan në të djathtë, ku te Tottenham-i luan, Matt Dohrey. Lojtari u ble për 15 milionë euro nga Wolves-i, po ka pasur paraqitje jo të denjtë me ekipin e Jose Mourinho-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore