Tottenham-i është në kërkim të një portieri të ri që do të zëvendësonte francezin Hugo Lloris, në formacionin e Spurs. Bordi i skuadrës angleze deri tani ka katër emra në tavolinë, Nick Pope, Dean Henderson, Mike Maignan dhe Sam Johnstone.
Pope është 28-vjeç dhe aktivizohet me Burnley-n në Premier Ligë. Vlera e tij sipas Transfermarket-it është rreth 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në 2023. Pope është dhe pjesë e Kombëtares së Anglisë.
Henderson-i luan me Manchester United-in. 24-vjeçari kushton 20 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka kontratë deri në 2025 me Djajt e Kuq, por ai po projektohet si portieri i parë në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer-it, për sezonin e ardhshëm dhe duket i vështirë transferimi i tij. Edhe Henderson-i është pjesë e Kombëtares së Anglisë.
Maignan-i aktivizohet te Lille në Ligën e Parë franceze. 25-vjeçari kushton rreth 25 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka edhe një vit kontratë. Lojtari dhe pjesë e Kombëtares së Francës.
Johnstone luan në Premier Ligë me West Brom-in. 28-vjeçari kushton rreth 6 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka edhe një vit kontratë me klubin.
Loris-i pritet ta humbi vendin e titullarit te Tottenham-i dhe nuk përjashtohet edhe largimi në fund të sezonit. Francezi ka pësuar 32 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë dhe 10 herë e ka mbajtur portën të paprekur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Një burrë i vë flakën vetes jashtë gjykatës ku mbahet gjyqi i Trump
-
Lajçak me kërkesë për shoqëritë në Kosovë dhe Serbi: S’ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve, ta kuptoni këtë