Sport

Tottenham-i futet në garë për transferimin e Zaniolo-s


Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, mbetet ndër emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar veror.

Pas Juventus-it tani është futur në garë edhe Tottenham-i për transferimin e futbollistit italian.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, trajneri i londinezëve, Antoni Conte, e dëshiron ta ketë Zaniolo-n nën urdhrat e tij dhe u ka thënë drejtuesve të klubit që të nisin bisedimet.

Megjithatë, përsëri Juventus-i mund ta ketë një lloj përparësie për Zaniolo-n, duke pasur parasysh që vetë lojtari ka thënë se dëshiron të mbetet në Serie A.

Por, ndonjë ofertë e mirë nga Tottenham, mund t’ia ndryshojë mendjen mesfushorit 23-vjeçar.

Ai ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024, por më herët refuzoi ta rinovonte atë, pasi që pretendonte një pagë më të lartë.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit verdhekuq do të preferonin të fitonin para nga transferimi i tij, sesa ta humbin me parametra zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore