Sport

Tottenham hyn në garë për transferimin e Amrabat


Futbollisti i Marokut, Sofyan Amrabat, ishte një nga më të mirët në Kupën e Botës, Katar 2022.

Mesfushori i Fiorentina-s ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, derisa së fundmi ka hyrë në garë edhe skuadra e Tottenham Hotspur-it.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, londinezët do të kërkojnë transferimin e marokenit që në afatin kalimtar të janarit.

26-vjeçari ka kontratë të lidhur me klubin nga Firence deri në qershor të vitit 2024 dhe për ta liruar atë thuhet se klubi italian kërkon rreth 50 milionë euro.

26-vjeçari deri më tani këtë sezon ka bërë 20 paraqitje zyrtare për klubin “Viola” mes Serie A dhe Ligës së Konferencës.

Ai është pjesë e Fiorentina-s që nga janari i vitit 2020, kur u trasnferua nga Verona për shumën e 20 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore