Sport

Tottenham dhe Aston Villa në përballje për transferimin e Bentacur


Tottenham Hotspur dhe Aston Villa do të përballen për transferimin e mesfushorit defensivë të Juventus-it, Rodrigo Bentancur.

Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard është i prirur të shtojë Bentancur-in në skuadrën e tij për të ofruar konkurrencë për Douglas Luiz, me klubin që thuhet se ofron 16.5 milion funta plus 4 milion në bonuse për uruguaianin.

Bianconeri refuzoi ofertën e Villa-s pasi ata po kërkojnë një tarifë prej rreth 21 milion funte për Bentacur.

Të dyja palët nuk janë shumë larg në vlerësimin e tyre, megjithëse Tottenham do të preferonte një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Juve po kërkon një lëvizje të përhershme me tarifë më të lartë pasi pas çdo transferim të Bentancur, 30% e tarifës kalon për ish-klubin e tij, Boca Juniors.

Bentancur iu bashkua Juventus-it nga skuadra argjentinase për një tarifë prej 8 milion funta në 2017 dhe kontrata e tij aktuale do të përfundojë në verën e vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore