Gatimi

Tortë e shpejtë me fruta me mjedër


Ilustrim

Kjo tortë me mjedër është përgjigja për ditët e verës kur dëshironi të hani një kek, por është shumë e nxehtë për të ndezur furrën.

Është e nevojshme:

Një paketë e madhe biskotash

Mjedra

Banane

Sheqer pluhur

4 gota salcë kosi

2 kremra te ëmbël

Lëng mjedre

Përgatitja:

Lërini biskotat të thithin lëngun e mjedrës dhe renditini në një tepsi ose enë të madhe të rrumbullakët. Sipër tyre radhitni mjedra dhe banane të prera në rrathë. Përziejmë kosin me sheqer pluhur dhe masën e hedhim mbi bananet dhe mjedrat. Rrahim ajkën e ëmbël me një lugë sheqer dhe e mbulojmë sipërfaqen e kekut. Në fund e vendosim të ftohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore