Art&dizajn

Top futbolli pa fryrje


Nendo, studio japoneze e dizajnit, ka krijuar një top futbolli i cili nuk ka nevojë të fryhet dhe mund të formohet me dorë nga 54 modulet plastike të ndërthurura.

Dezeen, faqe e arkitekturës dhe dizajnit, sqaron se projekti i quajtur My Football Kit është krijuar për kompaninë e pajisjeve sportive Molten. Ai synon që loja të bëhet e arritshme për fëmijët në të gjithë botën të cilët mund mos ta kenë mundësinë të blejnë dhe të mbajnë një top tradicional.

“Në komunitetet e varfëra nëpër botë, vështirësitë e marrjes së topit të rregullt të futbollit dhe mirëmbajtja e tij paraqet pengesë, qoftë për shkak të mungesës së pompave të ajrit, por edhe dëmtimit të tubit brenda topit”, deklaron Nendo.

Sipas Dezeen, studioja kishte për synim të zhvillonte një top të thjeshtuar jo të fryrë. Forma e topit do të vinte nga struktura dhe materialet përbërëse dhe jo nga presioni i ajrit.

“Komponentët e butë, të ricikluar të polipropilenit dhe rrëshirës sintetike elastomerike nuk do të dëmtojnë këmbët e zhveshura”, shpjegon Nendo.

Gjithashtu, struktura e topit nuk do të pësoj dëmtime edhe nëse një prej pjesëve të tij bie gjatë lojës. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore