Muzikë

Top 5 videot muzikore më të shtrenjta në botë


Janë video klipet ato të cilat sidomos në dekadën e fundit kanë efekt të jashtëzakonshëm që kënga të pëlqehet akoma më shumë nga publiku dhe të ketë një publicitet më të gjerë.

Kostoja e tyre arrin të kap shifra marramendëse, Albanian Post ju sjell në vazhdim 5 videot muzikore më të shtrenjta në botë.

1. Michael Jackson dhe Janet Jackson – Scream

Kostoja e prodhimit 7 milionë dollarë amerikan.

Videoja muzikore e këngës “Scream” e cila përmban temë hapësinore është më e shtrenjta deri më tani. Prodhuar në vitin 1995, video përfshinë bordin e një anije kozmike të bardhë të krijuar nga kompjuteri. Kënga ishte pjesë e albumit “History Past, Present and Future, Book I” të Michael Jackson.

2. Madonna – “Die another day”

Kostoja e prodhimit: 6.1 milionë dollarë amerikan.

Madonna e bëri këtë video klip muzikor për filmin e 20-të të James Bond “Die another day”.

Këtë video e shoqërojnë shumë skena luftimi duke ju përshtatur zhanrit aksion të filmit. Madje, edhe vet Madonna bëri skena luftimi me veten e saj, për ta bërë klipin akoma më interesant dhe bindës.

3. Madonna – Express yourself

Kostoja e prodhimit: 5 milionë dollar amerikan.

Duke marrë frymëzim nga filmi klasik “Metropolis” i vitit 1927, videoja muzikore ishte mënyrë e qartë  e Madonës për të shprehur mendimet dhe idetë e saj mbi disa çështje shoqërore që buronin nga pushteti dhe gjinia.

Udhëheqës dhe drejtues i ekipit të prodhimit të ksaj videoje ishte David Fincher i cili gjithashtu drejtoi “Fight Club” dhe “The Panic Room”.

4. Madonna – Bedtime story

Kostoja e prodhimit: 5 milionë dollarë amerikan.

Mbretëresha e popit, zë edhe vendin e tretë në këtë listë.

Drejtori i videos “Scream” të Michael Jackson, Mark Romanek ishte gjithashtu në krye të kësaj kryevepre.

Ndërsa xhirimet zgjatën vetëm gjashtë ditë, procesi i prodhimit vazhdoi për javë të tëra. Produkti i përfunduar u shpall si një nga videot muzikore më eksperimentale të Madonnës dhe është ruajtur nga galeritë e artit dhe muzikës në të gjithë botën.

5. Guns N’ Roses – Estranged

Kostoja e prodhimit: 5 milionë dollarë amerikan.

Në fillim të viteve 90, Guns N ‘Roses ishte bendi më i madh në botë.

Videoja e këngës ”Estranged” ishte madhështore dhe e guximshme, e cila përfshinte temat e divorcit dhe ishte e gjatë 10 minuta.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore