Uncategorized

Top 5 transferimet më të shtrenjta të janarit në historinë e futbollit


Afati i transefimeve të janarit, nuk është koha optimale që klubet të investojnë shumë miliona në futbollistë të shtrenjtë.

Sidoqoftë, përkundër këtij përceptimi, disa nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit, kanë ndodhur pikërisht në këtë afat kalimtar.

Në vazhdim ju prezantojmë top 5 transferimet më të shtrenjta gjatë afatit kalimtar të janarit:

5. Diego Costa, Chelsea >>> Atletico Madrid

Në vendin e pestë pozicionohet braziliani dhe përfaqësuesi i kombëtares spanjolle, Diego Costa, i cili u transferua, apo mund të themi u rikthye tek ish klubi i tij Atletico Madrid, në janar të vitit 2017 për një shifër prej 57 milion funta.

4. Aymeric Laporte, Athletic Bilbao >>> Manchester City

Paraqitjet e mira që bënte Aymeric Laporte me ekipin e tij, Athletic Bilbao, bëri që trajneri i Manchester Cityt-t të Pep Guardiola të transferoj francezin në janar të vitit 2018 për një shifër prej 57.2 milion funta.

3. Christian Pulisic, Borussia Dortmund >>> Chelsea

Në vendin  tretë pozicionohet sulmuesi amerikan Christian Pulisic i cili nga Borussia Dortmund u transferua te Chelsea në janar të vitit 2019, për një shifër prej 57.5 milion funta.

2. Virgil Van Dijk, Southampton >>> Liverpool

Vendin e dytë e mbanë qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, i cili theu rekordin duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai u transferua nga në Liverpool gjatë janarit të vitit 2018 për një shifër prej 75 milion funta.

1. Philippe Coutinho, Liverpool >>> Barcelona

Në vendin e parë të transferimeve më të shtrenjta gjatë afatit të transferimeve të janarit, qëndron i shumëpërfoluri Philippe Coutinho.

Paraqitjet shumë të mira të brazilianit te Liverpool, bëri që Barcelona në merkaton e janarit të vitit 2018, të shpenzoj plot 106 milion funta për ta sjelluar atë në Camp Nou.

Mirëpo doli të jetë një nga transferimet më të dështuara në histori të futbollit, pasi që Coutinho nuk po përshtatej aspak me lojën e Barcelones.

Kjo bëri që vetëm pas një viti futbollisti brazilian të huazohet te Bayern Munich.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore