Përballje

“Top 5” basketbollistët e xhiros së tretë në Art Motion Superligën e Kosovës


Xhiro e tretë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ishte mjaft interesante duke dhuruar ndeshje me shumë emocione.

Ndër ato më interesantet ishte ndeshja mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, në të cilën fituesi u bë i ditur vetëm pas dy herë vazhdimeve.

Me të përfunduar katër ndeshjet e programuara për të shtunën dhe të dielën, Federata e Basketbollit të Kosovës, ka zgjedhur basketbollistët më efikas në këtë xhiro.

Vendin e parë e mban basketbollisti i Prizrenit 16, Courtney Fells, i cili pati efektshmërinë 36 në ndeshjen ndaj kampionit, Golden Eagle Ylli, duke shënuar 27 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.

I dyti qëndron Lejson Zeqiri me efektshmëri 32, i cili ndihmoi Sigal Prishtinën në fitoren ndaj Bashkimit, duke kontribuar me 30 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me efektshmërinë 30, i cili shënoi 25 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime.

Vendi i katërt i takon basketbollistit të Bashkimit, Julien Lews, i cili vlerësohet me efektshmërinë 25. Ai dha kontributin e tij ndaj Sigal Prishtinës me 27 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Ndërsa në vendin e pestë është Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, me efektshmëri 23, i cili në ndeshjen ndaj Prizrenit 16 shënoi 22 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime.

Kujtojmë që pas tri xhirove të zhvilluara në Superligë, Peja dhe Trepça i prijnë tabelës me pikë të plota, me nga gjashtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore