Kampionate

Top 10 transferimet më të mira në futboll për 2020-ën


Viti 2020 është një vit i vështirë përsa i përket futbollit dhe çdo fushe të jetës. Në tregun e transferimeve pati lëvizje, jo shumë të bujëshme, por sigurisht pati dhe nga ato lëvizje që nuk priteshin nga opinion sportivë.

Cilat janë transferimet më të mira për vitin 2020?

  1. Pedro Gonzalez Lopez, i njohur si Pedri- Barcelona.

 

 

 

 

 

Barcelona e bleu mesfushorin e avancuar, 18-vjeçar nga Las Palmas-i, për 8 milionë euro, në 2018, ku më pasë e la në huazim në po të njëjtin ekip, për ta rikthyer në 2020, ku u përfshi në ekipin e parë. Me Barcelona-n, Pedri ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar dy gola dhe një asist.

  1. Wesley Fofana- Leicester.

 

 

 

 

 

 

 

 

Qendërmbrojtësi francez i ardhur nga radhët e Saint-Etienne, për një vlerë rreth 35 milionë euro, shihet si një blerjet më të mira të vitit. 20-vjeçari që është edhe pjesë e Francës U21, me Leicester numëron 11 prezenca në Premier Ligë, ku ka dhuruar një asist, si dhe gjashtë prezenca në UEFA Europa Ligë, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e dhelprave.

  1. Allan Marques Loureiro, i njohur si Allan- Everton.

 

 

 

 

 

 

Allan ishte një prej mesfushorëve më të spikatur me Napoli-n, por prishja e marrëdhënieve me presidencen e klubit, bëri që të përfundonte në stol për një kohë, deri në momentin që ish-trajneri i tij te Napoli, Carlo Ancelotti, i bëri ofert për ta pasur tek Everton-i brazilianin.

Transferimi i Allan në Angli kushtoi 25 milionë euro dhe siç duket kanë qenë para të investuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi deri tani mesfushori numëron 12 prezenca në Premier Ligë dhe një në Carabao Cup.

  1. Zlatan Ibrahimoviç- AC Milan.

 

 

 

 

 

Gjigandi suedez është në një rikthim të dytë në radhët e kuqezinjëve të Milan-it dhe duket i rilindur. Ai u transferua tek Milan-i me parametra zero, në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, ku në 18 paraqitje, ne kampionat arriti të shënojë 10 gola dhe të dhurojë pesë asiste, gjithashtu edhe dy prezenca në Kupën e Italisë, ku shënoi një gol.

Në sezonin aktual, Ibrahimoviç, ka luajtur në gjashtë ndeshje në Serie A (ka humbur disa ndeshje për shkak të infektimit me Covid-19 dhe dëmtimet) ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar një asist, një ndeshje dhe një gol në kualifikueset e UEFA Europa Ligës dhe tre prezenca në fazën e grupeve të UEFA Europa Ligës.

Padiskutim, Ibrahimoviç është një nga faktorët kyç të ringritjes së Milan-it.

  1. Pierre Emile Hojbjerg- Tottenham.

 

 

 

 

 

 

 

 

Danezi me pasaport franceze, një prej kërkesave të para të Jose Murinho-s në kryë të Tottenham-it, u transferua tek këta të fundit nga Southampton-i, për një vlerë rreth 16 milionë euro.

Deri tani, për mesfushorin janë 25 prezenca me Spurs, në të gjitha kompeticionet dhe duket se është ndër lojtarët e preferuar të Murinho-s, për tu pozicionuar në fushë, për të shkatërruar aksionet e kundërshtarëve.

  1. Diogo Jota- Liverpool.

 

 

 

 

 

Sulmuesi 24-vjeçar u transferua nga Wolves-i, si dëshirë e Jurgen Klopp, për të patur sa më shumë alternativa dhe rivalizim në sulmin e Liverpool-it. Portugezi u ble për një shumë rreth 45 milionë euro dhe deri tani duket si një blerje e goditur.

Në total, ka 17 prezenca midis Premier Ligës, Ligës së Kampionëve dhe Carabao Cup, ku ka shënuar nëntë gola.

  1. Alvaro Morata- Juventus.

 

 

 

 

 

 

Sulmuesi spanjoll, tashmë 28-vjeçar është në një rikthim të dytë, tek italianet e Juventus-it. Pas paraqitjeve jo shumë të mira me Atletico Madrid-in dhe Chelsea-n, duket se tek Juventus-i ka rilindur.

Morata ka 17 prezenca me Juventus-in, në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste.

  1. Luis Suarez- Atletico Madrid.

 

 

 

 

 

Uruguajani ishte një nga transferimet më të çuditëshme të verës. Pasi tek Barcelona i treguan derën, fillimisht u lidh me një transferim te Juventus-i, por problemet me numrin e ekstrakomunitarëve te italianët, penguan transferimin.

Përfundimisht Suarez, kaloi tek Atletico Madrid-i i Diego Simeones, rivalet e Barcelona-s dhe mbi të gjitha me parametra zero, një transferim që çuditi jo pak opinionin futbollistik.

Tek Atletico, Suarez numëron 15 prezenca, në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar tetë gola dhe një asist. Gjithashtu për shkak të infektimit me Covid-19 dhe një dëmtimi, Suarez ka munguar në pesë ndeshje.

  1. Erling Haaland- Borussia Dortmund.

 

 

 

 

 

20-vjeçari norvegjez është talenti më premtues i momentit në botën e futbollit. Ai u transferua tek Borussia Dortmund-i nga austriaket e RB Salzburg-ut, për vetëm 20 milionë euro, ndërkohë që vlera aktuale është rreth 100 milionë euro.

Sulmuesi numëron 32 prezenca në të gjitha kompeticionet me gjermanët e Dortmund-it, ku ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

  1. Bruno Fernandes- Man United.

 

 

 

 

 

 

Mesfushori i avancuar, 26-vjeçar u transferua tek Manchester United, nga portugezët e Sporting CP, për shumën e 55 milionë eurove.

Fernandes ja ka dal më së miri të përmbushi pritshmërinë që kishin për të në Manchester. Në total janë 45 paraqitje me djajtë e kuq, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 17 asiste. Duke ndikuar kështu jo vetëm, për tu bërë një nga mesfushorët më të shtrenjtë në botë, me një vlerë rreth 90 milionë euro dhe më efikas, por duke ndihmuar Manchester United të ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Premier Ligë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore