Sport

Top 10 sportet më të njohura në botë në 2022, futbolli në krye, e ndjek kriketi


Cilat janë 10 sportet më të njohura në botë për vitin 2022? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje kompania e konsulencës sportive me qendër në Londër “Tifosy”.

Në bazë të renditjes së përpiluar prej kompanisë nga Londra rezulton se futbollit është në krye të listës, si sporti më i dashur.

Përafërsisht janë rreth 3.5 miliardë tifozë dhe rreth 250 milionë lojtarë në mbi 200 vende të ndryshme, që e bëjnë futbollin sportin më popullor në të gjithë botën.

Futbolli është i popullarizuar në vendet më të pasura në botë si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Japonia, Franca, Danimarka, apo dhe Shtetet e Bashkuara. Por, nga ana tjetër ai zhvillohet masivisht edhe në vendet më të varfëra të botës si Somalia, Etiopia, Kongo apo Liberia.

Kriketi është sporti i dytë më i ndjekur në botë, me rreth 2.5 miliardë tifozë. I lindur në Angli, të paktën në formën e tij moderne, ky sport praktikohet dhe për pasojë ndiqet, kryesisht në vende të populluara si India, Sri Lanka dhe Pakistani. Kriketi është i popullarizuar vetëm në rreth 15-20 vende.

Në vend të tretë, nga ana tjetër, renditet basketbolli , një sport i ndjekur nga rreth 2.2 miliardë tifozë. Kryesisht në vende si SHBA, Turqi, Rusi, Izrael, Kine, Japoni dhe Filipine.

10 sportet më të njohura në botë për vitin 2022:

1-Futboll: 3.5 miliardë tifozë;

2-Kriket: 2.5 miliardë

3-Basketboll: 2.2 miliardë

4-Hokej në fushë: 2 miliardë

5-Tenis: 1 miliard

6-Volejboll: 900 milionë

7-Ping pong: 900 milionë

8-Baseball: 500 milionë

9-Futbolli amerikan: 400 milionë

10-Regbi: 400 milionë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore