Radhitja

Top 10 ekipet me më shumë penallti – Ligat në shekullin 21


Ligat evropiane të futbollit janë timoni, ndërsa për ekipet mund të thuhet se janë pilotët e makinerisë ndërkombëtare të ‘sportit më të bukur në botë’, siç e cilësoi Pele.

Secili tifoz mund të vazhdojë debatin e përjetshëm “Messi apo Ronaldo?”, “Barça, Real, Bayern, PSG, Juventus, Milan…?” bashkëngjitur pasionit dhe dashurisë së pamatshmë për këtë sport por, nëse flasim për shifra statistikat vendosin, madje edhe udhëheqin.

Webfaqja e mirënjohur gjermane transfermarkt, me një postim në Instagam ka renditur pesë ligat evropiane, në të cilin janë përfshirë 10 ekipet që kanë fituar më shumë penallti në një sezon, të shtrira përgjatë këtij shekulli [21].

10. Ligue 1 14/15; PSG me 14 penallti (38 ndeshje)

9. Serie A 19/20; Juventus me 14 penallti (38 ndeshje)

8. Premier League 19/20; Manchester United me 14 penallti (38 ndeshje)

7. Bundesliga 13/14; Hoffenheim me 14 penallti (34 ndeshje)

6. Serie B 19/20; Lecce me 15 penallti (38 ndeshje)

5. Serie A 02/03; Milan me 15 penallti (34 ndeshje)

4. Serie A 19/20; Genoa me 16 penallti (38 ndeshje)

3. Serie A 20/21; Milan me 16 penallti (26 ndeshje)

2. Serie A 19/20; Lazio me 18 penallti (38 ndeshje)

1. La Liga 15/16; Barcelona me 19 penallti (38 ndeshje)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore