Sport

Tony Ferguson rikthehet kundër Beneil Dariush


Beneil Dariush (20 – 4 – 1) pret sfidën më të vështirë të karrierës së tij brenda kafazit tetëkëndor të UFC-s më 15 maj. Sfida e tij quhet Tony Ferguson.

Ish kampioni i peshave të lehta Tony Ferguson (25 – 5 – 0), i cilësuar si “Gogoli” i UFC-s, do të ndaj hapësirën mes së cilës do përleshet me Dariush-in.

Ferguson – Dariush është pjesë e listës së ndeshjeve të edicionit 262 të UFC-s, në të cilat Oliviera – Chandler mban kreun e listës dhe Edwards – Diaz vjen drejt pas tyre.

Ferguson konsiderohej një ndër luftëtarët më të rrezikshëm dhe më të mirë të UFC-s përpara se t’i thyhej radha prej 12 fitoresh. Në 5 maj 2020, në edicionin e 249 të UFC-s, Ferguson humbi në raundin e pestë kundër Justin Gaethje – një prej ndeshjeve më brutale në historinë e UFC-s, në të cilën për herë të parë u pa një Ferguson mjaft i lënduar nga grushtet e renda e të hekurta të Gaethje-s.

Më pas, në 12 dhjetor në UFC 259, Ferguson humbi kundër Charles Oliveira me vendim unanim.

Brenda 12 fitoreve resht të “Gogolit”, përfshihen emra si: Donald Cerrone, Anthony Pettis, Kevin Lee dhe Edson Barboza.

Nëse flasim për Dariush-in, që prej nëntorit të 2018-ës, iraniani numëron gjashtë fitore resht, prej të cilave katër prej tyre të përbëra nga nokaute dhe nënshtrime.

Ndeshja e tij fundit u zhvillua kundër Diego Ferreira-s në 7 shkurt, të cilën Dariush e fitoi me vendim të gjyqtarëve. Emra si Drew Dober, Rashid Magomedov, James Vick, Michael Johnson dhe Jim MIller, janë mposhtur nga veterani iranian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore