Fikayo Tomori, pritet të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme. Ai tashmë ka nënshkruar kontratën me Milan-in dhe dokumentet janë depozituar në Serie A. Milan-i po shpejton të gjitha operacionet, në mënyrë që Tomori të mund të jetë i disponueshëm të shtunën.
Kuqezinjtë e Milano-s po përpiqen të përshpejtojnë të gjithë procesin burokratik, në mënyrë që ai të jetë në dispozicion të Stefano Pioli-t për ndeshjen e së shtunës (18:00) kundër Atalanta.
Mbrojtësi anglez Tomori, e le Chelsea-n me formulën e huasë, me të drejtë shlyerje 25 milionë paund; shifër më e ulët se ajo e propozuar fillimisht nga Chelsea e cila mban kartonin e tij.
Mbrojtësi largohet nga Chelsea, ku gjeti shumë pak hapësirë sezonin e kaluar, duke luajtur vetëm dy herë në Premier Ligë dhe Kupën e FA-së. Një ulje e ndjeshme e aktivizimit në krahasim me vitin e kaluar, ku ai kishte luajtur 23 ndeshje./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh