Jetesë & Stil

Tom Parker flet për tumorin në kokë


Tom Parker, anëtar i grupit “The Wanted”, disa muaj më parë u diagnostikua me tumor në kokë.

Këngëtari 32 vjeçar, lajmëroi fansat në një postim në Instagram për trajtimin qe po merrte.

Tom bëri të ditur që tumori ishte ulur ndjeshëm pasi kishte bërë një skanim MRI.

Ylli ka kaluar një kohë të gjatë duke bërë kimioterapi dhe radioterapi.

Në postim ai u zotua se do të  “vazhdoj të luftoj” tumorin për gruan e tij Kelsey Hardëick dhe fëmijët e tyre Aurelia Ros dhe Bodhi.

“Miqtë, familja dhe të gjithë më kanë mbështetur pafund në këtë udhëtim ”, tha Tom

“Dashuria, drita dhe pozitiviteti juaj më kanë frymëzuar. Çdo mesazh nuk ka qenë i pavërejtur, ata më kanë dhënë kaq shumë forcë. Ky është një udhëtim i vështirë. Sot është dita më e mirë për mua”,  u shpreh ai.

Muajin e kaluar Tom ka pranuar që bota mori shije të hidhur për të, kur mësoi qe tumori kishte avancuar në fazën e katërt. Ai ndau një foto të bërë vetëm dy ditë para se të merrte diagnozën e tij terminale.

Tom falënderoi në mënyre të veçantë gruan e tij Kelsey për mbështetjen.

Këngëtari e quajti gruan e tij një ‘luftëtare” që e kishte ndihmuar në betejën ndaj kancerit, dhe kujdesin e fëmijëve të tyre. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore