Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Rusia duke e krahasuar referendumin e organizuar në katër rajone të Ukrainës me atë në Kosovë, “shkelë të gjitha parimet e mundshme dhe të pamundura dhe pastaj mundohet t’i kthejë ato parime në standarde të përbashkëta, gjë që mua më duket qesharake”.
“Le të imagjinojmë një situatë ku një numër i madh serbësh flasin rusisht dhe nesër ushtria pushton për të mbrojtur serbët që flasin rusisht dhe nuk njihen në nivel shtetëror dhe pasnesër bëhet referendumi. Mund të krahasojmë gjërat që mund të krahasohen, jo ato që janë të pakrahasueshme”, tha Tolkach gjatë një interviste në N1.
Lidhur me qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e cila iu referua aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën si dëshmi se referendumet janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Tolkac sugjeron se duhet të shikojmë diçka tjetër.
“Ka dy mënyra – referendumet që janë mbajtur në Kosovë nën vëzhgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe që përgatiten me vite të tëra, dhe t’i krahasosh me referendumet e mbajtura nën kërcënimin e forcave të armatosura të Rusisë – është qesharake”.
Ai po ashtu është pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur Ukraina është shprehur për njohjen e Kosovës.
“Jo, ne gjithmonë e kemi përkrahur parimin e integritetit territorial të Serbisë, pa marrë parasysh se pozita e Kosovës ka qenë më afër nesh sesa qëndrimi i Serbisë”, shtoi Tolkac.
Diplomati ukrainas foli edhe për mos vendosjen e sanksioneve nga Serbia për Rusinë.
Ai theksoi se “ne do të donim ta shihnim Serbinë si mike dhe aleate dhe është e vështirë për ne të kuptojmë argumentet që jep Serbia me secilin prej ushtarëve tanë të rënë, me çdo fëmijë të rënë, dhe deri më tani kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë dhe shumë të tjerë”.
“Gjithçka është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh argumentet e Serbisë”.
“Ne presim mbështetjen e Serbisë, duke iu bashkuar sanksioneve që po i vendosen Rusisë. Kjo do të na ndihmojë të tregojmë se qëndrojmë për vlerat e përbashkëta. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe për mbështetje teknike ushtarake. Ftojmë udhëheqjen e Serbisë të luftojmë së bashku”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku, Kurtit: Jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët
-
Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova
-
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Shqiptarët u ndanë, kryeministri populist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv
-
“Jo Rusisë, po Evropës”, Gjeorgjia del në rrugë kundër ligjit për agjentët e huaj
Lajmet kryesore
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova