Sport

Tjetër rekord nga Cristiano Ronaldo, sa rekorde ka thyer ai deri tani?


Me tre golëshin përballë Luksemburgut, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti me më shumë tre golësha në historinë e futbollit të shteteve.

Para një muaji, ai u shndërrua edhe në golashënuesin më të mirë në histori të shteteve, duke lënë prapa Ali Daei-n e Iranit me 109 gola.

Aktualisht, Cristiano Ronaldo ka 115 gola me Portugalinë, duke zgjeruar shumë e më shumë epërsinë në krye.

Ronaldo feston golin e dytë përballë Irlandës

Por, kjo nuk është hera e parë që Cristiano Ronaldo thyen një rekord, madje, thyerja e rekordeve është bërë trend për 36-vjeçarin.

Ronaldo, që u rikthye nga Juvenuts-i te Manchester United, rrugën e tij e ka ndërtuar mbi suksese dhe fitore të mëdha, duke e shndërruar vetën në një ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

Pasi fitoi tituj të mëdha me United gjatë herës së parë në Angli, Cristiano barti suksesin edhe në Spanjë me Real-in e në Itali me Juventus-in.

Edhe pse 36-vjeçari ka arritur gjithçka, pesë herë fituesi i topit të artë ende ka ambicie të mëdha në këtë sport.

Më poshtë, të gjitha rekorded që ai ka arritur në karrierë.

Me klube:

Duke e fituar Champions League-n jo më pak se pesë herë, nuk është për t’u quditur që Cristiano Ronaldo ka bërë emër për vete në këtë kompeticion.

Përballë Villarreal-it, me golin që i gjeti United-it fitoren, Ronaldo gjeti golin e tij numër 136 në Champions League.

Përveç se ka më shumë gola se të gjithë në UCL, ai ka edhe më shumë paraqitje, plot 178.

Kjo nuk është gjithçka.

Cristiano Ronaldo mbanë rekordin për më shumë gola në një sezon të Champions League, 17 në sezonin 2013/14, kur Real-i e fitoi të dhjetin titull.

Cristiano Ronaldo feston golin në finalen e sezonit 13/’14 përballë Atletico Madrid-it

Por, ai mban edhe vendin e dytë, me 16 gola në sezoni 17/’18 dhe vendin e tretë, me 15 gola në sezonin 15/’16.

Jo vetëm, Cristiano Ronaldo ka shënuar në më shumë finale se çdo futbollist tjetër, tre prej tyre, duke shënuar katër gola.

Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje me Real Madrid-in, duke qenë futbollisti i vetëm në histori të top pesë ligave që mbyllë aventurën me një klub me më shumë gola të shënuara se ndeshje.

Nga këto 450 gola, 44 tregolëshat me Madrid-in janë poashtu një rekord për Cristiano-n.

Ronaldo është futbollisti që ka arritur më shpejtë se të gjithë 100, 150, 200 dhe 250 gola në La Liga.

Pas kalimit te Juventus-i, Ronaldo se kishte ndërmend të ndalej me rekorde.

Në sezonin 2019/’20, portugezi shënoi 37 gola me Juve-n, më shumë se çdo futbollistë tjetër në histori të bardhezinjëve.

Me më shumë se 100 gola të shënuar te Juventus-i, Ronaldo u bë futbollisti i parë dhe i vetëm që ka shënuar me tre klube në tre shtete të ndryshme.

Me Portugalinë:

Edhe pse një sukses në Kupen e Botës i mungon në koleksionin e trofeve, Ronaldo i solli Portugalisë trofeun e parë madhor në historinë e shtetit, EURO 2016.

Pastaj, tre vite më vonë, ata arritën suksesin edhe në UEFA Nations League.

Ronaldo së fundmi u shndërrua në futbollistin me më shumë gola në histori të kombëtares.

Me 182 ndeshje, Ronaldo u bë futbollisti me më shumë ndeshje për një kombëtare Evropiane, duke lënë prapa Sergio Ramos-in.

Ronaldo është futbollisti me më shumë gola në histori të Evropianëve, plot 14.

Me tregolëshin përballë Spanjës në Rusi 2018, Ronaldo u bë futbollisti më i vjetër që shënon tregolësh në kompeticion.

Cristiano Ronaldo shënon hat-trick duke barazuar rezultatin kundër Spanjës në Sochi, Rusi 2018

Ai ka shënuar në çdo kompeticion madhor për Portugalinë që nga viti 2004.

Me një gol në Katar 2022, Cristiano Ronaldo mund të bëhet futbollisti i vetëm në histori që shënon në pesë botëror të ndryshëm.

Lista e plotë e rekordeve:

Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit (794 gola)

Golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë dhe futbollit të shteteve (115)

Më shumë paraqitje për Portugalinë se çdo kush tjetër (182 paraqitje)

Më shumë paraqitje për një shtet evropian (182)

Më shumë gola për një kombëtare evropiane (115)

Më shumë paraqitje në një EURO (25)

Golashënuesi më i mirë në histori të Evropianit (14)

Golashënuesi më i mirë në histori të Real Madrid-it (450)

Më shumë tregolësha në histori të Real Madrid-it (44)

Më shumë tregolësha në histori të futbollit (58)

Më shumë tregolësha në histori të kombëtareve (10)

Golashënuesi më i mirë për Real Madrid-in brenda një sezoni (72)

Lojtari që ka arritur më shpejt 100, 150, 200, 250 dhe 300 gola në La Liga

Lojtari i parë dhe i vetëm që ka shënuar më shumë se 50 gola në La Liga, Serie A dhe Premier League

Futbollisti i vetëm që ka arriti 100 gola me tre skuadra në tre shtete të ndryshme

Futbollisti i parë që ka arritur 100 fitore në Champions League

Më shumë asistime në histori të Champions League (42)

Më shumë gola në histori të Champions League (136)

Më shumë paraqitje në histori të Champions League (178)

Më shumë gola në një sezon të Champions League (17)

Më shumë gola në finale të Champions League (4)

Futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë se 10 gola për tre klube në Champions League

Më shumë sezone si top golashënues i Champions League

Lojtari i vetëm që ka shënuar në të gjitha gjashtë ndeshjet e grupeve në Champions (2015/’16)

Lojtari që ka arritur më shpejtë 100 gola në histori të Juventus-it

Lojtari që ka arritur më shpejtë 50 gola në Serie A

Lojtari me më shumë paraqitjë në ekipin e vitit nga UEFA

Një makineri e vazhdimësisë, golave dhe trofeve kolektive dhe individuale, që duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

36-vjeç, Cristiano vazhdon të performojë në majat më të larta të futbollit evropian dhe jo vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore