Shqipëria

Tjetër aksident tragjik në Shqipëri, makina lë të vdekur këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes


Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 10 marsit në Shqipëri, ku një automjet ka përplasur një person në rrugën Korçë-Maliq dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Automjeti ndërkaq është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën në gjendje kritike në rrugë dhe duke iu shmangur fajësisë.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për të zbardhur në mënyrë të plotë ngjarjen dhe për të gjetur autorin e aksidentit.

Një skenar i tillë i ngjashëm ndodhi në orët e para të pasdites në Shëngjin, kur një shofer përplasi një fëmijë shtatë-vjeçar, duke e lënë të plagosur dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Teksa, mbrëmja e 9 marsit, pa një tragjedi të vërtetë në rrugët e kryeqytetit, kur një i ri 20-vjeçar, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, u aksidentua duke rënë nga mbikalimi i Teg-ut dhe duke lënë të vdekura në vend dy pasagjeret që ishin në mjet me të, si edhe të plagosur tre persona të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore