Sport

Titullohet “Hikaru Nakamura”


GM (GrandMaster; tituli më i lartë për shahistët) Hikaru Nakamura, triumfoi në kampionatin me emër të spikatur, “Titullohet e Martë”.

Kampionati u zhvillua në formatin 3 + 1, ku treshi përfaqëson kohën e plot për shahistët, ndërsa njëshi shtesën për çdo lëvizje që ata kryejnë.

Amerikano-japonezi mbizotëroi mes GM-ve të tjerë si: Jeffrey Xiong, Nodirbek Abdusattorov apo Maxime Vachier-Lagrave. Ai fitoi 10 lojëra të shtrira në 11 raunde të këtij kompeticioni.

Kampionati i të martës së kësaj jave, mblodhi 811 lojtarë. Numëri më i lartë në gjashtë muajt e fundit.

Ndonëse kalibri i tij rivalizon atë të Magnus Carlsen-it apo të Fabiano Caruan-s, ai nuk mundi të shmangë përsëritjen e një historie të vjetër që e përndjek – humbja në raundet e para të kompeticioneve. Kësaj rradhe, në raundin e tretë.

Veç asaj humbje, ai lëshoi një seri prej tetë-fitoresh, në të cilat përfshin mposhtjen e GM Matthias Bluebaum, Eric Hansen, Vachier-Lagrave dhe Dmitry Andreikin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore