Shqipëria

Tiranë: Të shtëna me armë zjarri, 2 të plagosur


Policia e Tiranës ka bërë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 13 tetorit, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, Tiranë.

Ajo ka njoftuar se janë plagosur dy shtetas në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për shtetasit A.N., 27 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur  pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore