Shqipëria

Tiranë/Gjykata e Apelit lë në burg noteren


Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për noteren Rezarta Koçi. Kjo e fundit është akuzuar se ka përfituar miliona euro nga mashtrimet nëpërmjet shitjes së banesave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pasi Koçi e kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë.

Ndërkohë Dhoma e Avokatisë ka bërë me dije se noteres i është hequr licenca për të ushtruar funksionin.

Arrestimi i noteres

Më 4 shkurt, Policia e Tiranës arrestuar noteren 40-vjeçare për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Sipas njoftimi të policisë, Koçi, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Ndërkaq ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Ajo akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kush është ajo?

Rezarta Koçi, nëntorin e vitit të kaluar i vendosën tritol në makinën në pronësi të saj tip “Range Rover”.

Shpërthimi asokohe shkaktoi vetëm dëme materiale pasi ishte i parkuar.

Sipas informacioneve, që prej vitit 2019 ndaj Koçit, janë kryer katër kallëzime për vepra të ndryshme penale nga qytetarë të ndryshëm.

Konkretisht për shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore