Sport

Tirana njofton një tjetër afrim në merkato


Klubi i Tiranës ka njoftuar para pak çastesh një tjetër afrim për këtë merkato. Jocelin Behiratche do të jetë lojtari më i ri i bardhebluve, për dy sezonet e ardhshme.

Behiratche luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet dhe si shkatërrues. 20-vjeçari me orgjinë nga Bregu i Fildishtë erdhi si transferim i lirë, pasi më herët ishte aktivizuar me italianët e Giorgione Calcio-s, klub me të cilin përfundoi kontratën.

Në njoftimin e saj, Tirana shkruan:

“Mirë se vjen Jocelin Behiratche!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e rradhës në merakton e janarit. Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në rradhët e bardhebluve. Qëndërmbrojtësi 20-vjeçar pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore