Sport

Tirana – Kastrioti, gol dhe sherr në “Selman Stërmasi”


Tirana dhe Kastrioti janë ndeshur për llogari të javës së 32 në Kategorinë Superiore, por ndeshja u shoqërua me një incident pas golit të bardhebluve në minutën e 77 të takimit.

Erion Hoxhallari shënoi golin e fitores në minutën e 77, por stafi i skuadrës mike e quajti si gol anti fair-play pasi një lojtar i tyre gjendej i shtrirë në fushë. Ndeshja pati tensione, duke u dashur ndërhyrja e sigurimit që situata të qetësohej. Kastrioti bojkotoi ndeshjen për disa minuta, por më pas ndeshja rifilloj. Tirana arriti të fitonte me rezultatin 1-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore