Sport

Tirana humb dhe përballë Laçit


Tirana ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në Superiore dhe ketë herë përballë Laçit. Bardheblutë u tronditën jo pak, pas largimit të trajnerit Nevil Dede, pak minuta para fillimit të takimit, të luajtur ditën e hënë. Në postin e trajnerit provizor kaloi drejtori teknik i ekipit, Tefik Osmani, por përsëri gjërat nuk shkuan siç priteshin.

Edhe pa trajnerin e tyre, bardheblutë ja dolen më së miri të nxirnin një ndeshje të kënaqëshme, pavarësisht humbjes. Pjesa e parë, nuk pati shumë zhvillime. Vetëm një karton të verdhë për Kyrian Nwabueze-n në të 23’ dhe me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe. Normalisht që ishte ndeshje e luftuar. Dhe goli në këtë sfidë do të vinte në të 72’ nga Mentor Mazrekaj.

Në minutat e mbetura, Tirana nuk mundi të bënte diçka më tepër. Në fushë për bardheblutë, në pjesën e dytë u përfshi dhe Tim Vayrynen-i, në të 78’. Një nga blerjet e bujshme të klubit.

Me fitoren ndaj Tiranës, Laçi renditet në vendin e katërt, me 23 pikë. Ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë, me 20 pikë./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore