Sport

Tirana dhe Bylisi triumfojnë, Kastrioti – Apolonia në paqe


Kanë përfunduar tre sfida të Kategorisë Superiore për javën e 21. Vllaznia bie në Shkodër përballë Tiranës, Bylisi merrë tri pikë të arta kundër Skënderbeut dhe Kastrioti nuk shkon më shumë se një barazim pa gola me Apoloninë.

Në Shkodër, vendasit kaluan të parët në avantazh, që në minutën e 3′ të takimit, me anë të Haris Dilaver-it. Por u barazuan shumë shpejtë, që në minutën e 5′, me golin e Idriz Bathes.  Goli i dytë për miqtë do të vinte në pjesën e dytë të takimit, në të 51′ me anë të Elton Cale-s.

Në Ballsh, vendasit u falën një penalltie të shëndruar në gol nga Beji Anthony, në të 56′, pasi më herët në pjesën e parë Edison Ndrecës u anulua një gol.

Ndeshja e fundit e orës 13:00, midis Kastriotit dhe Apolonisë, nuk pati shumë histori, pasi përfundoi me rrjeta të paprekura me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve.

Aktualisht Superioria udhëhiqet nga Vllaznia me 41 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Teuta me 37 pikë, Laçi me 36 pikë, Kukësi 30 pikë, Tirana 29 pikë, Kastrioti 25 pikë, Bylisi 18 pikë, Apolonia 14 pikë dhe Skënderbeu në vendin e fundit me 13 pikë.

Partizani dhe Laçi kanë një ndeshje më pak, atë midis tyre që do e luajnë të shtunën duke filluar nga ora 16:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore