Shqipëria

Tiranё/Njё 39-vjeçar tenton tё shtypë çiftin me makinё


Njё 39-vjeçar ka tentuar tё shtyp me makinё bashkёshorten e tij dhe shtetasin G.M. 36 vjeç.

39-vjeçari T.M. kishte debatuar me G.M. pёr motive tё dobёta nё rrugёn “Besim Alla”, si dhe ishin konfliktuar pёrsёri me grushta tek bulevardi “Migjeni”.

Nё njё video tё postuar nё meidan sociale Instagram, tregohet shtetasi T.M. duke marrë mjetin e tij dhe duke tentuar dy herё të godasё me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij.

Pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Situata arrin tё pёrshkallёzohet kur nё vandngjarje mbёrrin njё efektiv i forcave shqiponja i cili nxjerr armёn pёr tё neutralizuar situatёn.

Më pas kanë mbërritur edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit.

39 vjeçari u arrestua dhe do tё hetohet pёr veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, sipas njoftimit tё policisё.

Shtetasi G. M., do tё procedua nё gjendje tё lirё për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore