Muzikë

Tina Turner humbet miken e zemrës


Tina Turner, nëpërmjet një postimi në instagram, shpreh hidhërimin për humbjen e mikes së saj. Ajo i kushton asaj një foto kujtim ku shfaqen të dyja shumë vite më parë.

“Jam zemërthyer. Rhonda ishte shoqja ime më e dashur, e besuara ime. Ajo besoi tek unë kur askush nuk besonte dhe do më mungojë shumë, humori i saj dhe këshillat e saj. Miqësia me të do jetë përgjithmonë e çmuar për mua. Prehu në paqe”, u shpreh Tina në postimin e saj.

E ndjera, Rhonda Graam, përveçse mikeshë prej një jete me Tinën, ka qënë edhe asistente e saj. Person të cilin Tina nuk e ndërroi e as zëvëndësoi kurrë.

Rhonda ishte 76 vjeçe. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles për shkaqe ende të panjohura./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore