Kreatorja e modës, Tina Knowles – Lanson, e njohur më tepër si “nëna e Beyonce’s”, ka bërë të ditur se vajzat e saj artiste, Beyonce dhe Solange së shpejti do të publikojnë projektet e tyre të reja muzikore.
“Vajza ime, Beyonce, është e zënë duke punuar në diçka emocionuese si zakonisht”, tha ajo në në një intervistë në prapaskenë të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards”.
Knowles-Lawson shprehu gjithashtu sa mirënjohëse ishte për kohën shtesë të kaluar me nipërit e mbesat e saj, përfshirë Blue Ivy, Sir dhe Rumi Carter – gjatë karantinës.
“Unë kam qenë në gjendje të kaloj kaq shumë kohë me nipërit e mbesat e mia. Jam kaq e llastuar sepse i shoh pothuajse çdo ditë. Kjo ka qenë një gjë e shkëlqyeshme në karantinë “, tha Tina.
Ndërkohë në vitin e fundit, Beyoncé ka zgjeruar portofolin e saj të biznesit me një partneritet të ri midis markës së saj të “Athleisure”,”Ivy Park” dhe gjigandit të veshjeve sportive “Adidas”, një bashkëpunim i vazhdueshëm me “Peloton” dhe po ashtu projektin e saj të vlerësuar kinematografik “Disney +, Black Is King”.
Këngëtarja e “Crazy in Love” gjithashtu ka qëndruar e përkushtuar në përpjekjet e saj filantropike, veçanërisht gjatë vitit të kaluar, duke bërë një donacion milion dollarësh për bizneset në pronësi të racës së zezë përmes iniciativës së saj “BeyGOOD” dhe duke ndihmuar në lehtësimin e vendasve të Texas të prekur nga dimri i paparë i vitit të kaluar me stuhi dhe katastrofa natyrore.
Sa i përket Solange, ajo kohët e fundit njoftoi fillimin e projektit të saj dixhital, “Saint Heron”, një platformë e plotë multi disiplinare, studio dhe agjenci krijuese.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Princi William viziton një shkollë angleze me qëllim të trajtimit të stigmës ndaj shëndetit mendor
-
Mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift e kujtojnë atë si një “nxënëse që e kishte yllin në ballë”
-
Sean ‘Diddy’ Combs i përgjigjet akuzuesit Rodney Jones duke zbuluar problemet e tij ligjore të së kaluarës
-
Rebel Wilson pretendon se një anëtar i familjes mbretërore fshihet pas organizimit të festave të shfrenuara me orgji dhe drogë
Lajmet kryesore
-
Kushtëzimi i BE-së për normalizim të raporteve me Kosovën, “s’mund ta shtyjë” Serbinë ta zbatojë Marrëveshjen Bazë
-
Raportimet e Albanian Post – PSD përuron “çeshmen e milionerëve” për nder të Liburn Aliut
-
“Evropa mund të vdesë”: Macron kërkon mbrojtje më të fortë dhe reforma ekonomike
-
Lëvizja 5 Yjet i kërkon Melonit të ‘merret me Ramën’ dhe të mbrojë Rai-n