Sport

Tim Brdariç-i transferohet te Vllaznia


Gazeta gjermane “Kicker” raporton se Vllaznia ka nënshkruar me Tim Bradariç-in. Tim është djali i trajnerit aktual të shkodranëve Thomas Bradariç-it.

Tim-i është 1.95m i gjatë dhe luan si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë. 20-vjeçari aktivizohet me Monheim-in në Oberliga Niederrhein (ligë amatore në kategoritë e ulta gjermane).

Më herët lojtari është aktivizuar me të rinjtë e Wolfsburg-ut, Fortuna Dusseldorf-it, Arminia Klosterhardt-it dhe Alemannia Aachen-it.

Lojtari ka dhe gjashtë muaj kontrat me Monheim-in dhe nuk bëhet e ditur sesi do të kryehet ky transferim.

Dhe vetë Monheim-i e ka bërë zyrtare largimin e Tim-it në drejtim të Shqipërisë, me anë të një postimi në median sociale të klubit. Duke uruar lojtarin për aventurën e re./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore