Lajme

TikTok u jep zë punëtorëve të Turqisë, “ndjeva se ekzistoja në këtë botë”


Punëtorët e bujqësisë hedhin kovat e tyre në ajër në fund të korrjes si në një ceremoni diplomimi. Një kantier ndërtimi kthehet në një sallë koncerti, me punëtorë që mbajnë fije kërpi si paruke dhe këndojnë në copa tubash plastikë në vend të mikrofonave. Një tezgë tregu bëhet një pistë ndërsa shitësit e frutave shtrëngojnë sendet e tyre: një bandë banane si mbulesa koke, me presh të varur nga qafa.

Me postime e bëra nga fabrikat, fushat dhe vendet e ndërtimit, punëtorët në Turqi po bëhen viralë në TikTok.

Turqia u rendit në mesin e 10 vendeve më të këqija në botë për kushtet e punëtorëve, për të gjashtin vit radhazi, nga Indeksi i të Drejtave Globale 2021 i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.

Kushtet për punëtorët u përkeqësuan pas përpjekjes për grusht shteti në 2016-n kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe gjendjes së jashtëzakonshme pasuese dy-vjeçare.

Ndërsa pandemia i dha Ankarasë edhe një justifikim tjetër për të ndaluar tubimet dhe për të shkarkuar mijëra anëtarë të sindikatës.

Sipas Health and Safety Labour Watch (SİG), të paktën 2 mijë e 427 punëtorë u vranë në vendin e punës në Turqi, vitin e kaluar, duke përjashtuar rastet e vdekjes nga sëmundjet profesionale.

Ndërtimi është një nga industritë më vdekjeprurëse.

Në një video të publikuar në aplikacionin TikTok, një punëtor zbret nga kati i gjashtë i skeles së një ndërtese në vetëm 15 sekonda, e më pas ngjitet me shpejtësi, pa ndonjë pajisje sigurie. Një tjetër është duke punuar në një shumëkatëshe të sapo përfunduar, duke çmontuar në mënyrë të paligjshme skelën në të cilën po qëndron, duke veshur një kapuç në vend të helmetës dhe një parzmore që nuk është e bashkangjitur në një litar.

Aslı Odman, një studiues me SİG dhe anëtar i fakultetit në departamentin e planifikimit urban dhe rajonal të Universitetit Mimar Sinan, tha se TikTok po ekspozonte klasën e mesme të Turqisë ndaj “realiteteve të fshehura të punës manuale” për herë të parë në histori.

Turqia është një nga bazat më të mëdha të përdoruesve të TikTok, me afërsisht 19.2 milionë përdorues. Algoritmi i tij mund të lejojë që një punëtor me një numër të vogël ndjekësish të arrijë miliona nëse postimet e tyre ngarkohen në faqen “zbulo”.

Kur postimet nga punëtorët filluan të bëhen të njohur në aplikacion vitin e kaluar, Karşı Sanat, një galeri arti në Stamboll, mori vëmendjen dhe bëri një përmbledhje për një ekspozitë në internet të nisur në Janar.

Pavarësisht nga realiteti i zymtë për punëtorët turq të dukshëm në videot e TikTok, krijimtaria dhe humori pasqyrojnë problemet sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore