Aplikacione

TikTok, shkelje e të drejtave të konsumatorëve


Platforma e shpërndarjes së videove, TikTok, është akuzuar nga një grupim konsumatorësh evropian për shkelje të të drejtave të konsumatorëve në një shkallë masive.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) është shprehur se platforma TikTok bie ndesh me shkelje të shumta të të drejtave të konsumatorit në Bashkimin Evropian.

Organizata pretendon se TikTok-u nuk ka mundur të mbrojë fëmijët nga reklamat e fshehura dhe përmbajtjet e papërshtatshme.

Nga ana tjetër, TikTok ka thënë për BBC se ka kërkuar një takim me BEUC-në për të diskutuar rreth shqetësimeve që organizata ngre.

Ndërkohë, grupimi e ka paraqitur ankesën pranë rrjetit të autoriteteve të mbrojtjes së konsumatorit të BE-së.

BBC shkruan se platforma TikTok në pronësi të Bytedance në Kinë është përballur me kritika në rritje kohët e fundit lidhur me politikat e privatësisë dhe sigurisë të cilat kanë ardhur pas një sërë incidentesh të ndodhura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore