Aplikacione

TikTok, privat për përdoruesit nën 16 vjeç


Platforma TikTok ka ndryshuar politikën e funksionimit të saj për përdoruesit nën moshën 16 vjeç duke i kthyer llogaritë e tyre private në mënyrë automatike.

BBC, agjensi lajmesh, bën me dije se ky ndryshim i ardhur nga TikTok është në kuadër të masave që po ndërmerren lidhur me përmirësimin e sigurisë së fëmijëve që përdorin aplikacionin.

Përmbajtjen e brendshme të llogarive në zotërim të përdoruesëve nën moshën 16 vjeç mund ta shohin apo ta komentojnë vetëm ata ndjekës të cilët janë aprovuar pareaprakisht nga përdoruesi.

Sipas TikTok, lëvizja e bërë do të inkurajojë përdoruesit e rinj të angazhohen aktivisht lidhur me privatësinë e tyre në internet.

“Ne shpresojmë të inkurajojmë të rinjtë të kenë një rol aktiv dhe të ndërmarrin zgjedhje të informuara”, ka thënë Elaine Fox, shefe e privatësisë.

BBC sqaron se përdoruesit nga mosha 13 vjeç deri në 16 vjeç do të kenë mundësi të pranojnë ndjekës të rinj në profiling e tyre dhe më pas të zgjedhin se cilat pastime do të kategorizohen si publike. Mirëpo, këta përdorues nuk do të sugjerohen te përdorues të tjerë të platformës TikTok.

Për sa i përket përdoruesëve 16 dhe 17 vjeç, ata do të munden të ndalojnë të tjerët të shkarkojnë videot e publikuara prej tyre.

Gjithashtu, BBC shkruan se TikTok po punon lidhur me seksionin e dueteve ku do të lejohen të realizojnë një duet vetëm miqtë e ngushtë të përdoruesit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore