Aplikacione

TikTok nën hetim nga autoritetet kanadeze


Rregullatorët kanadezë të mbrojtjes së privatësisë kanë nisur një hetim në platformën sociale TikTok.

Hetimi është mbi mbledhjen e të dhënave të përdoruesve.

Platforma në pronësi të gjigantit kinez ByteDance, është vënë nën shqyrtim për shqetësimet se i jep informacione Pekinit.

The Best TikTok Videos and Memes From 2019: Business Insider Staff

Dhe masa e Kanadasë vjen pasi stafi i Komisionit Evropian u urdhërua të heqë aplikacionin për të “mbrojtur” institucionin.

Zyra e Komisionerit të Privatësisë së Kanadasë tha se kishte nisur hetimin në TikTok së bashku me rregullatorët provincialë të privatësisë nga Quebec, British Columbia dhe Alberta.

Hetimi u nis “në vazhdën e padive grupore të zgjidhura tani në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, si dhe raportet e shumta të mediave në lidhje me mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e informacionit personal nga TikTok”, thuhet në një deklaratë.

Masa synon të përcaktojë “nëse praktikat e organizatës janë në përputhje me legjislacionin kanadez të privatësisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore